Stafi i Shërbimit Nacional të Shëndetësisë (NHS) në Britani po përgatitet të transportojë pacientët me COVID me dy autobusë të Londrës të shndërruar në autoambulanca të improvizuar, në një shenjë tjetër të ngarkesës së madhe që i ka shkaktuar pandemia sistemit shëndetësor në kryeqendër të Anglisë, raporton The Guardian.
Shumica e uleseve në autobusët janë larguar në mënyrë që të mund të transportohen katër pacientë, në tentim për të zbutur paksa presionin e madh në shërbimte e ambulancës në Londër dhe në spitale.
Go-Ahead, kompania që i ka në pronë autobusët, ia ka huazuar ata NHS-së në Londër për të ndihmuar transferimin be pacientëve me COVID.
Po ashtu i ka ofruar edhe katër shoferë.
Artikuj të ngjashëm
-
Britania angazhon ushtrinë për t’i ndihmuar spitalet për shkak të COVID-19
-
Vala e re e COVID-19 - Anglia do të ndërtojë spitale të përkohshme
-
Emergjencë në Londër, spitalet s’garantojnë kujdes për rastet me COVID-19
-
Londra në kaos, punonjësit e hekurudhave mbajnë grevë në kryeqytetin britanik
-
Autobusi dykatësh përplaset me një dyqan në Londër, disa të lënduar