Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Autobusi dykatësh përplaset me një dyqan në Londër, disa të lënduar

Disa persona janë lënduar pasi një autobus dykatësh u përplas me një dyqan në lindje të Londrës.

Në vendngjarje janë dërguar ekuipazhet e ambulancës, mjekët ndihmës, një ekip i reagimit ndaj zonave të rrezikshme dhe një ambulancë ajrore.

Shërbimi i Ambulancës në Londër bëri të ditur përmes Twitterit se mjekët po trajtojnë një numër pacientësh në vendngjarje.

Përplasja ndodhi rreth orës 8:20 të mëngjesit të së martës, në Selywn Avenue në Chingford, ndërkohë që një numër rrugësh janë mbyllur rreth kryqëzimit të Selwyn Avenue dhe Winchester Road.

Një zëdhënës i Policisë Metropolitane ka thënë se "hetimet për rrethanat e aksidentit mbeten në vazhdim".

Ndërkaq, i pari i Londrës, Sadiq Khan ka shprehur keqardhjen e tij për rastin, duke thënë se mendimet e tij janë me të lënduarit si pasojë e aksidentit.