13 persona janë lënduar pas shembjes së dyshemesë në një bar në lindje të Londrës, raporton BBC.
Shërbimet e urgjencës u thirrën të shtunën rreth orës 17:00.
Zjarrfikësit shpëtuan shtatë persona që ishin bllokuar në këtë rast.
Mjekët kanë treguar se tre persona kanë marrë plagë më të rënda ndërsa 10 tjerë më të lehta. Katër janë dërguar në Spital.
“Dukej si tërmet. Nuk mund të përgatitesh për diçka të tillë”, ka thënë një dëshmitar.
Artikuj të ngjashëm
-
Zjarr në një ndërtesë në Londër, raportohet për të lënduar
-
Shpërthimi i rrjetit të ujit shkakton përmbytje në Londër
-
Autobusi dykatësh përplaset me një dyqan në Londër, disa të lënduar
-
Shkon në 30 numri i të vdekurve nga zjarri në një lokal nate në Bangkok
-
Momenti kur shembet ndërtesa e banorëve në Keni