Një aeroplan është përplasur me një autobus në aeroportin e Los Angelesit të shtunën, ku pesë persona kanë mbetur të lënduar, raporton ABC7.
Aeroporti njoftoi se aeroplani u përplas me autobusin gjatë tërheqjes.
Zjarrfikësit thonë se katër persona janë shtruar në spital dhe një person ka marrë ndihmën mjekësore në vendngjarje dhe gjithçka ka ndodhur me shpejtësi të ulët.
Gjatë aksidentit në aeroplan ka qenë vetëm një person.
Xhami i përparmë i autobusit u dëmtua ndjeshëm.
Artikuj të ngjashëm
-
New York, dy pilotë humbin jetën pas përplasjes së aeroplanit me automjetin e zjarrfikësve në pistë
-
Të paktën shtatë të vdekur nga përplasja e një aeroplani në SHBA
-
Përplasen dy aeroplanë të vegjël në SHBA, dy të vdekur
-
Përplaset aeroplani në aeroportin e Torontos, raportohet për të paktën 8 të lënduar
-
Një paciente fëmijë bashkë me nënën e saj ishin në aeroplanin që u rrëzua në Filadelfia