Qeveria britanike po përdor ushtrinë për të lehtësuar mungesat e personelit nëpër spitalet e Londrës, të shkaktuara nga një shpërthim i shpejtë i koronavirusit.
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi të premten se do të vendosë 200 veta nga personeli ushtarak në spitalet në të gjithë kryeqytetin, ku numri i personave të shtruar në spital me si pasojë e COVID-19 arriti në 4,000 këtë javë, më shumë se trefishi i asaj që ishte vetëm një muaj më parë.
Në të njëjtën kohë, rreth 10,000 punonjës të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar (NHS) në Londër janë aktualisht jashtë punës për shkak të COVID-19, sipas të dhënave nga NHS Angli. Në të gjithë Anglinë, më shumë se 82,000 punonjës të kujdesit shëndetësor mungonin për shkak të koronavirusit që nga 2 janari.
Ministria e Mbrojtjes tha se 40 mjekë të mbrojtjes do të ndihmojnë me kujdesin ndaj pacientëve, ndërsa 160 personel të detyrës së përgjithshme do të vendosen për të ndihmuar në punë të tjera, si mbajtja e stoqeve, kontrollimi i pacientëve në mbërritje dhe kryerja e kontrolleve bazë.
Matthew Taylor, shefi ekzekutiv i Konfederatës NHS, i tha BBC-së se stafi shtesë do të ndihmonte, por do të përfaqësonte vetëm një "pjesë shumë të vogël" në betejën kundër variantit të koronavirusit Omicron që ka përfshirë vendin.
-
Britania po bën plane për spitale dhe shkolla për shkak të Omicronit
-
Vala e re e COVID-19 - Anglia do të ndërtojë spitale të përkohshme
-
Britania synon zbutjen e krizës me karburante përmes ushtrisë
-
Midis krizës, Delhi thërret ushtrinë në ndihmë
-
Ushtria e Britanisë pritet të “reduktohet për afro 10 mijë trupa”