Anglia është përgatitur të ndërtojë spitale të përkohshme fushore për t’u përballur me valën e re të infeksioneve me koronavirus. Varianti Omicron ka shënuar gjithashtu rritje të rasteve atje, duke rritur kërkesën për shtim të shtretërve.
Siç ka njoftuar Shërbimi Shëndetësor Kombëtar, janë identifikuar lokacionet ku do të ndërtohen spitalet, derisa është parashikuar që në to të shtrihen rreth 100 pacientë. Ato do të jenë në Londër, Bristol dhe Leeds.
Omicroni ka shënuar rritje kryesisht në Britaninë e Madhe, pa përjashtuar edhe shtetet si Franca e Gjermania.
Artikuj të ngjashëm