Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

COVID-19: Një në 25 persona ka probleme shëndetësore afatgjata

covid

Që nga fillimi i korrikut 2022, Qeveria britanike ka raportuar se numri i personave që rezultojnë pozitivë për COVID-19 po rritet sërish. Nëse virusi çon në hospitalizim apo jo, nuk parashikon edhe nëse personi vazhdon të zhvillojë COVID-in e tejzgjatur.

“Variani Omicron duket me më pak gjasa të zhvillojë COVID-in e tejzgjatur se variantet e tjera”, ka thënë mjekja Claire Steves, raportoi Express.co.uk.

“Por, sërish, një në 25 persona që preken me COVID-19 vazhdojnë të kenë simptoma për më shumë se katër javë”.

Duke shfrytëzuar të dhënat nga Studimi Shëndetësor ZOE, studiuesit gjetën se gjasat për të përjetuar COVID-in e tejzgjatur ishin mes 20-50 për qind më pak gjatë periudhës së Omicronit sesa Deltës.

Megjithatë, Zyra Kombëtare e Statistikave e Britanisë vlerësoi se numri i personave me COVID të tejzgjatur u rrit nga 1.3 milionë në janar 2022 në dy milionë më 1 maj 2022.