Përhapja e COVID-19 në Londër “ka dalë jashtë kontrolli”, sipas kryebashkiakut Sadiq Khan, që ka shpallur “incident madhor”.
Shkalla e infektimeve me koronavirus në Londër ka tejkaluar shifrën prej 1000 rastesh për 100 mijë banorë, bazuar në të dhënat e fundit të Shërbimit Publik të Shëndetit në Angli.
Gjithsesi, Zyra Kombëtare e Statistikave ka përllogaritur së fundmi se një në 30 londinezë ka koronavirus.
“Incident madhor” është çdo emergjencë që kërkon zbatimin e aranzhimeve të posaçme nga një apo të gjitha shërbimet e emergjencës. Kjo do të thotë se shërbimet e emergjencës dhe spitalet nuk mund të garantojnë nivelin normal të përgjigjes.
Aktualisht, janë më shumë se 7000 persona të hospitalizuar me COVID-19, në Londër, ka thënë kryebashkiaku. Kjo përbën rritje prej 35 për qind krahasuar me pikun e pandemisë në prill.
-
Londra vendos kufizime shtesë, pas shtimit të rasteve me koronavirus
-
Rritje e ndjeshme e rasteve me COVID-19 në Britani
-
COVID-19 në Britani arrin shifra rekorde, pothuajse 5 mln banorë të infektuar
-
Britania angazhon ushtrinë për t’i ndihmuar spitalet për shkak të COVID-19
-
Britania po bën plane për spitale dhe shkolla për shkak të Omicronit