Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Arti i balancimit, mjeku irakian ëndërron të vendosë rekord botëror

Ibrahim Salih, është një mjek irakian i cili ka praktikuar artin delikat të balancimit të objekteve dhe ëndrra e tij është që ta përfaqësojë vendin e tij në garat ndërkombëtare, shkruan Reuters.

Gjatë ditës ai punon në një spital lokal, por gjatë natës ai praktikon artin e balancimit, transmeton KOHA.

“Nuk ka shumë artistë të balancimit në botë. Në Irak nuk është asnjë. Doja të isha i pari që e përfaqëson Irakun në artin e balancimit të objekteve. Balancimi është i bazuar në ligjet e fizikës. Por, edhe nëse i dini ato nuk do iu ndihmojnë. Në fund ajo çfarë ju duhet janë duar të stërvitura”, thotë Salih.

Ai ushtron që katër vjet, derisa ëndërron që të përfaqësojë vendin e tij në gara ndërkombëtare dhe të vendosë rekord botëror.