Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Irakiani me rekord botëror, mban 18 vezë me gishta

Njihuni me Ibrahim Sadeq nga Iraku që së fundmi i është bashkuar librit të rekordeve “Guinness”. Ai ka arritur të balancojë 18 vezë në pjesën e sipërme të dorës.

Ibrahimi zbuloi aftësinë e tij kohë më parë duke bartur gjëra të ndryshme. Ka thënë se pasi pa që po arrin t’i balancojë gjërat në duar ka nisur të marrë vëmendjen e njerëzve të tjerë online.

Për të thyer rekordin nisi të ushtronte rregullisht. Në deklarimin për “Guinness” ka thënë se nuk është thjesht aftësia ajo që kryen punë. Sipas tij duhet kujdes i posaçëm edhe me frymëmarrjen dhe vëmendje e përpiktë.