Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Burri ia thyen rekordin vetes për vendosjen e vezëve mbi njëra-tjetrën

Mohammed Muqbel theu rekordin e tij botëror në Guinness duke arritur t’i vendoste katër vezë mbi njëra-tjetrën pa u rrëzuar. Rekordin për vendosjen e tri vezëve e kishte vënë gjatë 2020-tës në Turqi, derisa kur e theu rekordin e tij, burri nga Jemeni deklaroi se çelësi i suksesit qëndron tek balancimi.

“Shumë njerëz mbarë botën nuk arrijnë ta kuptojnë punën që lidhet me balancimin. Balancimi kërkon durim, fokus dhe qetësi të jashtëzakonshme”, deklaroi ai për ekipin e Guinnessit.

Image
Viti 2020, kur i kishte vendosur tri vezë mbi njëra-tjetrën

Këtë talent, Muqbel tha se e kishte zbuluar te vetja që në moshë të re.

KëMuqbel tha se zbuloi se kishte një talent për të balancuar në një moshë të re. Ai ka paralajmëruar se nuk do të ndalet me kaq.