Inxhinieri britanik Will Cutbill u fut në librin e rekordeve Guinness. Cutbill arriti të vendoste pesë bonbone ‘’M&M’’ mbi njëra-tjetrën.
Gjendja pandemike në Britani i ndihmoi Cutbillit ta vendoste këtë rekord. Ai në bllokimin e tretë që pati ishulli, arriti që gjatë qëndrimit në shtëpi ta thyente rekordin pasi provoi për orë të tëra.
“Ata nuk janë aq të sheshtë sa mendoni, ato janë mjaft sferike, kështu që vendosje mbi njëra-tjetrën është si ekuilibër i topave të futbollit. Unë isha mjaft i ngazëllyer kur e bëra, nuk mund të gënjej”, ka deklaruar rekordmeni i ri i Guines.
Rekordi ishte mbajtur më parë nga Silvio Sabba nga Italia dhe Brendan Kelby nga Australia, që të dy vendosën katër bonbone të ‘’M&M’’ mbi njëra-tjetrën.
-
Australiani ia thyen vetes rekordin Guiness
-
Amerikani thyen rekordin Guinness, fryu me hundë 10 balona në 60 sekonda
-
Burri ia thyen rekordin vetes për vendosjen e vezëve mbi njëra-tjetrën
-
20-vjeçari identifikon vendet e Evropës në kohë rekord
-
Njeriu i mbi 180 rekordeve botërore thyen edhe një rekord botëror