Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Arrestohet shoferi që shpërndan ushqim, polici ia kryen punën

`Një polic është quajtur hero pasi ka përfunduar shpërndarjen e ushqimit në një shtëpi, pasi shoferi i shpërndarjes u arrestua gjatë rrugës së dorëzimit.

Kamerat te dyert e shtëpisë në South Dakota kanë kapur momentin kur polici paraqitet para derës me pije dhe ushqim në duar.

Gruaja që del për ta marrë porosinë mbetet e habitur kur sheh policin, kurse ky i fundit i shpjegon: “E di se nuk jam ai që prisnit, por shoferi juaj u arrestua”.

“Kështu që mendova ta përfundoja porosinë për ju”, tha ai me paketimet e kompanisë së porosive online të ushqimeve DoorDash.

Gruaja qeshi dhe e falënderoi, ndërsa polici u kthye në veturën e tij patrulluese.

Edhe Dhjetëra të lënduar pas përplasjes së veturës në “Burger King” në Georgia Botë Dhjetëra të lënduar pas përplasjes së veturës në “Burger King” në Georgia

Videoja që kapi momentin është bërë virale në rrjetet sociale.