Pesë burra në Nigeri janë dënuar me nga 12 vjet burgim secili, pasi janë shpallu fajtor se kanë zhvarrosur një kafkë njeriu, raporton BBC.
Ata kishin planifikuar kafkën ta dërgonin te një mjek tradicional, i cili tha se i duhej për t’i pasuruar ata.
Burrat u deklaruan fajtorë pasi u kapën me një kafkë në qese.
Prokurorët i thanë gjykatës se burrat kishin zhvarrosur një trup që ishte varrosur tri vjet më parë në një varrezë myslimane.
“Ata thanë se mjeku tradicional u premtoi atyre se do të pasurohen nëse ia sjellin një kafkë njeriu”, ka thënë prokurori, raporton “Daily Punch”.
Edhe
Burri në Ugandë gjendet me 24 kafka njerëzish
Policia arrestoi burrat, të moshave nga 18 deri 28 vjet, në fillim të shtatorit, ndërsa ata po transportonin eshtrat te mjeku tradicional.
Mjeku tradicional nuk është arrestuar dhe as nuk janë ngritur akuza ndaj tij.