Policia islamike në Kano të Nigerisë ka arrestuar 11 myslimanë të cilët janë parë duke ngrënë ushqim gjatë agjërimit në Ramazan.
Kano e ka shumicën e popullsisë myslimane dhe aty krahas sistemit laik vepron edhe Sheriati.
Policia islamike, e njohur si Hisbah, kryen kontrolle në lokale dhe markete çdo vit gjatë Ramazanit, raportoi BBC.
Dhjetë burra e një grua u liruan pasi u futën në një betim se nuk do të prishnin agjërimin.
“Ne nuk i arrestojmë ata që nuk janë myslimanë sepse kjo nuk i shqetëson ata dhe e vetmja herë kur ata mund të jenë fajtorë është kur i gjejmë se kanë gatuar ushqim për t’ua shitur myslimanëve që supozohet të jenë duke agjëruar”, ka thënë zëdhënësi i Hisbahut, Lawal Fagge.
Ata që janë arrestuar janë liruar pasi premtuan se do të fillonin agjërimin.
-
Myslimanët në Nigeri arrestohen për ngrënie në publik gjatë Ramazanit
-
Portieri “shpiku lëndimin” për t’iu mundësuar bashkëlojtarëve t’i japin fund agjërimit
-
Mbi 300 nxënës dhe 12 mësimdhënës rrëmbehen në sulmin në një shkollë në Nigeri
-
Trumpi urdhëron Pentagonin të përgatitet për sulm të mundshëm ndaj Nigerisë
-
OKB: Policia talebane arreston burrat me modele të gabuara flokësh dhe për mosprezencë në xhami