Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Portieri “shpiku lëndimin” për t’iu mundësuar bashkëlojtarëve t’i japin fund agjërimit

Anthony Lopes

Një portier në ligën e Francës është dukur se ka “shpikur një lëndim” për t’iu mundësuar bashkëlojtarëve t’i japin fund agjërimit.

Derisa Premier League ka mundësuar që loja të ndalet që lojtarët që agjërojnë të pinë ujë dhe të hanë diçka, në Francë kjo nuk ka ndodhur.

Dhe në ndeshjen e së dielës të Nantesit ndaj Le Havres, portieri Anthony Lopes u shtri në fushë, i pasfiduar, ndërsa topi po dilte jashtë fushës. Derisa lojtarët duhet të dalin jashtë fushës për të pranuar asistencë mjekësore, kjo nuk vlen për portierët. Kjo do të thotë se derisa Lopes po merrte trajtim nga mjekët, pesë prej bashkëlojtarëve të tij iu afruan vijës anësore.

Ata më pas janë parë duke pirë ujë dhe duke u ushqyer për t’i dhënë fund kështu agjërimit.

Në Francë përgjegjësit për sport nuk kanë lejuar ndërprerjet e ndeshjeve për arsye fetare, shkruan Daily Mail të enjten.

Pasi e pa se bashkëlojtarët i dhanë fund agjërimit, ish-reprezentuesi i Portugalisë, Lopes, u kthye ngadalë në këmbët e tij. Kështu u ofroi pak më shumë kohë bashkëlojtarëve të tij para se ndeshja të vazhdonte.

Edhe Fishkëllima gjatë pushimit për iftar, Guardiola i del në mbrojtje vendimit të Premier Leagues Futboll Fishkëllima gjatë pushimit për iftar, Guardiola i del në mbrojtje vendimit të Premier Leagues

Nantes fitoi 2:0, ndërsa fitorja ishte shumë e rëndësishme.

VIDEO: