Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Ariu “pushton” anijen në Florida

Një ari i zi vizitoi një port anijesh në Florida dhe u kap nga kamera derisa “eksploronte” kuvertën e një varke me vela.

Upi ka shkruar se Todd DIllman, pronar i anijes në SHBA, njoftoi se derisa po shtynte një maune, vuri re një ari që qëndronte në krye të anijes.

“Nuk mund të them se kam parë diçka të tillë më parë. Jo në një milion vjet. Dhe ndoshta nuk do ta shoh kurrë më”, ka deklaruar Dillman, duke shtuar se më pas u tmerrua kur pa ariun që po lëvizte në anije.

Ai ka thënë se ariu po sillej përreth kuvertës dhe s’po largohej nga aty.

“U ula këtu për një orë dhe ai po sillej në anije. Thjesht po rrinte aty”, ka thënë ai.