Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Amerikani thyen rekord duke peshkuar

Një peshkatar nga Maryland në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënoi rekord, duke kapur një ngjalë veriore që peshonte 9.5 kilogramë.

Damien Cook nga zona Rhodesville po peshkonte nga kajaku i tij në një lumë, kur në grep i ra diçka masive dhe e rëndë.

“E tërhoqi fort, por unë pata avantazhin pasi isha afër dhe e futa në rrjetë shumë shpejt”, deklaroi Cook, shkroi Upi, derisa ai bëri të ditur se i shkoi në mend menjëherë të garonte për çmim rekordi.

Instituti që regjistron rekorde e certifikoi amerikanin për kapjen e këtij lloj peshku, ndërsa që nga 2018-a, rekordin e mbante Andrew Fox.

Ai kishte kapur një peshk 8.6 kilogramë të rëndë.