Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Amerikani takon familjen biologjike 75 vjet pas birësimit

HAndshaw

Dixon Handshaw kishte menduar tërë jetën se është fëmija i vetëm i familjes. Por dekada pasi u birësua, 75-vjeçari mësoi se ka plot vëllezër e motra, të cilët i takoi për festat e fundvitit.

Gjatë fundjavës, Handshaw – që jeton në North Carolina – udhëtoi drejt New Yorkut ku i takoi vëllezërit e motrat për Krishtlindje.

“Gjithë jetën time, kam ëndërruar të kem vëllezër/motra”, ka thënë Handshaw. “Kjo është mrekullia e Krishtlindjes”.

Në fundjavë ai takoi më shumë se 50 familjarët e tij për të cilët nuk e dinte se ekzistonin deri sivjet.

I lindur në Buffalo të New Yorkut më 1949, Handshaw u birësua kur ishte tremuajsh dhe ka pasur fëmijëri të lumtur, siç ka treguar ai. Handshaw ka thënë se prindërit që e birësuan ishin të sinqertë dhe i kishin treguar gjithçka.

Edhe Të birësuarit ndërkombëtarë nga Koreja e Jugut kërkojnë drejtësi, jo rikthim në atdhe Botë Të birësuarit ndërkombëtarë nga Koreja e Jugut kërkojnë drejtësi, jo rikthim në atdhe

“Gjithmonë kam dashur ta gjej familjen time, por ishte e pamundur t’i gjeja certifikatat e lindjes të parabirësimit”, ka thënë ai.

Më 2020, certifikata e lindjes u zbuluan falë një ligji të ri.

Handshaw e mori certifikatën në gusht. Në atë çast mësoi se babai i tij biologjik është Robert Romig.

“Gjëja e parë që bëra kur e kuptova emrin e babait ishte ta kërkoja në internet. Jo vetëm që u shokova kur e pash se ngjaja identik me të, por menjëherë e dija se i kisha të gjithë këta vëllezër dhe një motër”, ka thënë ai.

Handshaw nuk e dinte se përse u vendos që të birësohej, por e di se babai ishte student në departamentin e fizikës në Universitetin Cornell, ndërsa e ëma sekretare e departamentit.

Edhe Binjaket që lindën me pak minuta diferencë – por me baballarë të ndryshëm Botë Binjaket që lindën me pak minuta diferencë – por me baballarë të ndryshëm

Nëna e tij biologjike nuk kishte më shumë fëmijë, por Handshawit i interesonte gjithmonë të dinte nëse babai ka edhe fëmijë të tjerë.

Pas lindjes së Handshawit, Romig ishte me një grua tjetër e cila kishte tre djem. Romigu i birësoi të tre. Çifti më pas pati edhe pesë fëmijë – katër djem dhe një vajzë. Handshaw gjeti familjen pasi kontaktoi me një nga djemtë e birësuar të babait të tij.

“E zgjedha atë sepse e dija që ishte i birësuar dhe mendoja se do të kishte empati për situatën time”, ka treguar Handshaw.

Gary Romig ka thënë se ishte shokuar kur mori thirrjen nga Handshaw. “Zakonisht nuk përgjigjem kur më thërrasin numra të panjohur, por nuk e di pse e hapa”, ka thënë ai për momentin e parë të kontaktit me Handshawin.

Pasi kishte parë fotografinë e tij, Gary u shpreh se kishte vënë re ngjashmëri të madhe mes Handshawit dhe njerkut.

Edhe Lindi në një bazë ushtarake në Gjermani, tani jeton në Xhamajkë si i pastrehë Botë Lindi në një bazë ushtarake në Gjermani, tani jeton në Xhamajkë si i pastrehë

Edhe pse Handshaw nuk e kaloi Krishtlindjen me familjen e tij të re, ai synon të kalojë më shumë kohë me ta në të ardhmen e afërt.

“Do të shkojmë në kamping këtë verë”, u shpreh tutje 75-vjeçari.