Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Amerikani shënon rekord botëror në ngrënien e hot-dogëve

Joey Chestnut vazhdoi traditën e tij duke ngrënë më së shumti hot-dog, në një sfidë publike me shumë konkurrent.

Ai, së bashku me shumë të tjerë në Coney Island të SHBA-së, garoi për çmimin e parë në këtë aktivitet, ndërsa të martën, për 10 minuta arriti t’i hante 62 hot-dog.

Garuesi i dytë përfundoi me gjithsej 49 hot-dogë, e të tjerët ishin nën 35.

Atmosfera ishte e zjarrtë në publik, derisa garuesit ishin vendosur në një skenë të hapur dhe po hanin hot-dog.

Chestnut, 39-vjeçar, ka thyer edhe më parë rekorde të ushqimit.