Një burrë që ishte dënuar 30 vjet më parë me burgim për vrasje me zjarrvënie të qëllimshme, është liruar nga burgu të martën, raporton WZTV.
Claude Garrett kishte qëndruar në burg për 30 vjet për vrasjen e të dashurës Laurie Lance në vitin 1992. Ai vazhdimisht ka insistuar në pafajësinë.
Gjykatësi Monte Watkins nënshkroi një urdhër për të anuluar dënimin e Garrettit. Ai është liruar të martën nga burgu Riverbend.
Në kohën e dënimit, hetuesit kishin konkluduar se ishte zjarrvënie e qëllimshme, ndonëse si Garrett ashtu edhe e dashura e tij ishin në shtëpi në kohën e zjarrit. Që nga atëherë, 14 ekspertë të shquar botëror të zjarrit kishin thënë se nuk ka dëshmi se ishte zjarrvënie e qëllimshme.
“Projekti Pafajësia” mori rastin e Garrettit dhe “Fox 17 News” u bë stacioni i parë televiziv që vuri në dyshim dënimin e tij.
U tha se Garrett duhet liruar pasi nuk ka dëshmi për krim.
-
Amerikani lirohet 19 vjet pas vrasjes që nuk e kishte kryer
-
Qëndroi 28 vjet në burg për një vrasje të cilën nuk e kreu, lirohet amerikani
-
Amerikani shpallet i pafajshëm pas 32 vjetësh në burg
-
U dënua gabimisht, lirohet pasi mbajti 27 vjet burgim
-
Lirohet nga burgu pas 30 vjetësh amerikani që ishte dënuar gabimisht për një vrasje