Një burrë nga Maryland i SHBA-së që kishte një ndjenjë fati kur po blinte furnizime për renovimin e shtëpisë, tha se ndërtimi do të kompletohet me ndihmën e një ‘jackpoti’ nga një lotari me vlerë 100.000 dollarë.
44-vjeçari bleu një biletë lotarie dhe krejt në fund e kuptoi se kishte të bënte me një super-shpërblim.
“Gruaja ime filloi të qante menjëherë, kurse unë i thirra dy vajzat e mia për t’ua treguar fitoren”, rrëfeu ai, derisa shtoi se paratë do t’i shfrytëzojë për shtëpi.
“Shpërblimi erdhi në kohë perfekte”, shtoi ai.
Përktheu: Arba Bunjaku