Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Amerikani fiton 200.000 dollarë në lotari

Një burrë nga Kentucky që fitoi lotarinë prej 200.000 dollarësh tha se nuk po mund të besonte në momentin kur u shpallen numrat fitues, prandaj mendonte që aparati për skanimin e tiketave kishte probleme teknike.

Ai u tha zyrtarëve të Lotarisë në Kentucky se ai bleu tiketën në Blue Lick Road në Fairdale dhe u kthye më vonë për të skanuar biletën.

Burri tha se mendoi se aparati nuk po funksiononte kur u njoftua se kishte fituar një çmim prej 200,000 dollarësh në shortin e 1 korrikut.

"Unë po skanoja biletat e mia dhe i pash numrat e mi," tha ai. "Mendova se ndoshta diçka nuk shkonte me aparatin. E kontrollova dy ose tre herë për t'u siguruar, dhe ia dhashë sportelit dhe e lashë ta kontrollonte sërish”.

Lajmi më erdhi shumë në befasi.

“Zemra ime disi ndaloi”, tha ai. "Unë thjesht nuk mund ta besoja."

Burri nuk zbuloi nëse ai ka ndonjë plan të menjëhershëm për fitimet e tij.

Artikuj të ngjashëm