Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Amerikani gjeti tiketën e lotarisë fituese të blerë një vit më parë

Një burrë nga Nebraska në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po pastronte dorezën e kamionit kur rastësisht gjeti një tiketë lotarie të cilën e kishte blerë vitin e kaluar.

Upi ka shkruar se Lucas Sëarthout u tha zyrtarëve të lotarisë se tiketën e kishte blerë në vjeshtën e 2023-s, por e kishte vendosur në kutinë e kamionit për ta shfrytëzuar më vonë, por e kishte harruar tërësisht.

Ai tha se e gërvishti tiketën dhe zbuloi se kishte fituar çmimin kryesor, një kamion Ford F-150 XLT 4x4, i periudhës së fundit.

Ai ka shtuar se tiketa fare rastësisht e bëri me një kamion të ri, shumë më të mirë.