Një atlet nga Illinoisi ka fituar maratonën Quad Cities në fundjavë, kur dy atletë nga Kenia që ishin dukshëm para tij u diskualifikuan, pasi morën kthesën e gabuar, raporton AP.
Kenianët kishin devijuar nga shtegu duke e ndjekur një vullnetar të garës që ishte në biçikletë.
Tyler Pence përfundoi garën 42 kilometra e 195 metra, me kohë 2:15:06 orë, duke u bërë amerikani i parë që nga viti 2001 që fitoi garën “Quad Cities”.
Pence ka fituar një shpërblim prej 3000 dollarëve, ndërsa ka regjistruar kohën e tij më të mirë në maratonë.
Kenianët Elijah M]angangi Saolo dhe Luke Kibet kishin devijuar nga shtegu pas më tepër se 21 kilometrave, kur një biçiklist që po i drejtonte vazhdoi drejt në vend se të kthehej, raporton “Quad-City Times”.
Drejtori i garës Joe Moreno ka konfirmuar se biçiklisti ka bërë rrugën e gabuar, por se atletët është dashur ta njohin shtegun dhe jo ta ndjekin.
Edhe
E fitoi maratonën, ndonëse vrapoi 1.1 km më tepër pasi u orientua gabimisht
Saolo ishte duke shkuar me ritëm për të vendosur rekord të shtegut.
Moreno ka thënë se po shikohet mundësia për të kompensuar Saolon dhe Kibetin.