Kaosi ka mbretëruar në Maratonën e Stokholmit pasi treshja udhëheqëse, duke përfshirë fituesin e garës, Felix Kirwa, u orientuan gabimisht dhe u detyruan të vraponin 1,1 kilometra më shumë.
Vrapuesve liderë, Kirwa, Tesfaye Lenco Anbesa dhe Merhawi Kesete fillimisht iu dha drejtimi i gabuar për të vrapuar në maratonë, vrapimin e gjatë 42 kilometra.
Kjo megjithatë, u korrigjua menjëherë, por pasoi një gabim tjetër i shpejtë. Për shkak të mungesës së shenjave, organizatorët nuk arritën të tregojnë se ku atletët duhet të kthehen. Dhe kështu ata vrapuan më shumë se 42 kilometra. Ata vrapuan një minutë para se të kuptonin gabimin dhe kjo u kushtoi me pozitat e para në garë.
Por Kirwa 26-vjeçar, ia doli të kthehej dhe të fitojë me kohë prej 2 orë, 11 minuta dhe 7 sekonda. Këtë e arriti me gjithë faktin se u detyrua të vrapoi 1.1 kilometra më shumë. Gabimi i dyfishtë i kushtoi Kirwas me humbje të rastit për ta thyer rekordin e maratonës, shkruan The Sun. Rekordi është 2:10:10 minuta, vetëm 57 sekonda më i shpejtë se koha e atletit kenian.
“Jam shumë i lumtur të fitoj në Maratonën e Stokholmit”, ka thënë Kirwa për TV4 pas garës së mbajtur të shtunën. “Por kemi vrapuar gabimisht dhe kjo na kushtoi me rekord”.
Kesete, që është nga Eritrea, u rendit i dyti, ndërsa Tesfay, që po ashtu është nga Eritrea, mbeti jashtë podiumit. U rendit i katërti.
Organizatorët fajësuan policët më motoçikleta për gabimin, që sipas tyre, shkuan në drejtim të gabuar. Por policia ka mohuar që kjo të jetë përgjegjësi e saj.
Edhe
Maratona e Londrës: Assefa vendos rekord botëror, Sawe fiton tek atletët
Fitorja në Stokholm ishte e treta për atletin nga Kenia. Ai kishte fituar Maratonën e Singaporit në vitin 2016. Të njëjtin vit triumfoi edhe në Antwerp.
Kirwa ishte suspenduar nga garat për nëntë muaj në vitin 2019, pasi dështoi në një test dopingu. Për këtë iu anulua edhe një vend i dytë nga Maratona e Singaporit në vitin 2018.
Maratona vlerësohet gara më e vështirë e atletikës.