Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Etiopianja Assefa vendos rekorde bote në maratonë

Atletja etiopiane Tigist Assefa ka vendosur rekord të ri të botës në maratonë (vrapim 42 kilometra e 195 metra).

Assefa të dielën fitoi maratonën e Berlinit me kohë prej 2:11.53 orëve. 29-vjeçarja përmirësoi për mbi dy minuta rekordin e botës që e mbante kenianja Brigid Kosgei (2:14.04 orë). Kosgei kishte vrapuar atë kohë në Chicago në vitin 2019.

Ndërkohë kampioni i dyfishtë olimpik Eliud Kipchoge ka fituar për herë të pestë maratonën e Berlinit. Ai vrapoi 2:04.42 orë.