Një adoleshent në Australi ka marrë vëmendjen e mediumeve të showbizit pasi ka shfaqur pjesë nga jeta e tij luksoze, me paratë e fituara nga kriptovalutat.
Samuel Snell ka themeluar një organizatë private “Crypto Gods”, në të cilën i mëson të tjerët se si të investojnë në kriptovaluta dhe ndan strategji me të tjerët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi e ka cilësuar biznesin e tij si grupin më të madh privat për kripto në Australi, me më shumë se 3000 anëtarë.
Në “TikTok” ai vazhdimisht ndan video nga jeta e tij e përditshme ekstravagante duke fituar mijëra dollarë në ditë, duke ngasur dy Mercedes-Benzë e duke bërë blerje luksoze. Njëra nga veturat e blera prej tij kushton 350 mijë dollarë, ndërsa ka blerë edhe orë të shtrenjtë Rolex.
Në disa prej videove të publikuara, që tashmë kanë bërë bujë, 18-vjeçari ka treguar se dikur kishte qenë viktimë e bulizmit.
Megjithatë, tani e ka tejkaluar krizën dhe thotë se nuk ka limit në moshë se kur mund të bëhesh i pasur.
“Kam nisur në vitin 2014 dhe mësuesit e mi më thoshin ‘mos humb kohë me kriptovaluta’. Tashmë kam grupin më të madh duke i bërë njerëzit me para”, ka thënë në një nga videot e tij.
@wajwai ♬ Nove pare - Krisko & Coby