Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Kuriozitet.


Horoskopi.

Dashi

21 mars - 19 prill

Sot do të lini një përshtypje shumë të mirë te të tjerët. Kjo do të thotë se mund të kërkoni atë që dëshironi dhe të përfitoni. Me Venusin në shenjën tuaj, ju dukeni tërheqës, simpatikë dhe diplomatikë. Përdoreni këtë energji në favorin tuaj.

Demi

20 prill - 20 maj

Kjo është një ditë shumë e mirë për të bërë plane udhëtimi ose për të udhëtuar nëse keni mundësi. Ju gjithashtu do të kënaqeni duke mësuar gjëra të reja dhe duke eksploruar fusha si mjekësia, ligji, botimet dhe media. Sot dëshironi të zgjeroni horizontet tuaja.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Sot është moment i mirë për të parë çështjet bankare dhe financiare, sidomos ato që lidhen me pasuri të përbashkëta ose marrëveshje financiare. Ju dukeni të aftë dhe të besueshëm në sytë e të tjerëve, prandaj edhe shefat ose personat me autoritet mund t’ju ndihmojnë.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Edhe pse Venusi sjell mundësi të mira në karrierën dhe jetën profesionale, sot mund t’ju duhet të tregoheni më fleksibil me të tjerët. Jini të gatshëm për kompromis. Mund të fillojë edhe një lidhje romantike me një person më të pjekur ose me dikë që e shihni si mentor.

Luani

23 korrik - 22 gush

Sot dëshironi të bëni gjithçka. Nëse keni mundësi të udhëtoni dhe të vizitoni vende të bukura, do t’ju bëjë shumë mirë. Nga ana tjetër, jeni gati të punoni me energji dhe përkushtim. Mund të bëni edhe diçka për të përmirësuar shëndetin tuaj.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Sot mund të merrni dhurata, favore ose ndihmë nga të tjerët. Romanca do të jetë pasionante. Është një ditë shumë e mirë për të dalë, për t’u shoqëruar dhe për të kaluar kohë me miq ose me fëmijë në aktivitete argëtuese.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Sot keni energji dhe dëshirë për të përfunduar shumë punë. Për më tepër, Mërkuri në prapavijë ju ndihmon të përfundoni punë të vjetra ose detaje që kanë mbetur pezull. Mund të jeni shumë produktivë sidomos nëse punoni nga shtëpia ose keni biznes familjar.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Kjo është një ditë shumë e mirë për artin, sportin dhe botën e argëtimit. Ju ndiheni energjikë dhe konkurrues. Gjithashtu do të shpreheni qartë dhe me vetëbesim, prandaj të tjerët do të jenë të interesuar të dëgjojnë mendimet tuaja.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Sot mund të bëni një blerje të rëndësishme ose të mendoni për investime në shtëpi apo pronë. Është gjithashtu moment i mirë për të rregulluar gjëra në shtëpi që kanë mbetur pas dore. Tregohuni të durueshëm me familjarët për të ruajtur qetësinë.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Sot Hëna në shenjën tuaj ndikon pozitivisht në komunikimin me të tjerët. Bisedat do të jenë të qarta, pozitive dhe të frytshme. Kjo është një ditë shumë e mirë për ju që merreni me shitje, marketing, mësimdhënie, aktrim ose shkrim.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Kërkimet e qeta ose puna pas skenave mund t’ju sjellin informacione financiare të dobishme. Kjo mund t’ju ndihmojë edhe të përfundoni çështje të vjetra, si pagesa ose mosmarrëveshje. Me Venusin në shtëpinë e komunikimit, fjalët tuaja kanë ndikim të madh.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Sot shijoni shoqërinë e miqve dhe grupeve ku bëni pjesë. Keni shumë energji dhe dëshirë për të qenë mes njerëzve. Është një ditë e mirë për të folur për planet dhe synimet tuaja në të ardhmen dhe për të marrë mendime nga të tjerët.


Lojëra.

5

germëshi

Enigma