Onkologët theksojnë se ne mund të kontrollojmë disa zakone të përditshme që mund ta ulin rrezikun edhe nga kanceri. Ata po nxisin njerëzit që të ndalojnë përdorimin e enëve të plastikës, konkretisht ato të vjetra dhe të dëmtuara.
Sipas onkologes Tingting Tan, plastikat e dëmtuara mund të lëshojnë më shumë grimca dhe kimikate në ushqim.
Megjithatë, nuk ka nevojë për panik nëse dikush ka qenë duke i përdorur këto enë për vjet. Shumë njerëz i kanë përdorur ato shumë vjet dhe nuk kanë pasur kancer, shkroi Index. Por, gjithsesi, rekomandohet që enët e plastikës që janë të çara, gërvishtura apo që kanë aromë të keqe, të zëvendësohen me të reja.
Alternativë më e mirë është përdorimi i enëve të xhamit dhe qeramikës.
-
Ish-duhanpirësit që përdorin cigare elektronike më të rrezikuar nga kanceri në mushkëri
-
Vetëm një pije alkoolike në ditë mund të rrisë rrezikun për 10 lloje kanceri
-
Ajrosja e shtëpisë ndihmon në uljen e rrezikut për kancer
-
Për të frenuar mikroplastikën, kërkohen zgjidhje më të qëndrueshme
-
Shkaku i njërit nga llojet më vdekjeprurëse të kancerit mund të gjendet në gojë