Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

78-vjeçarja kompensohet me 3.7 milionë dollarë pasi ia bastisën gabimisht shtëpinë

Një juri e ka shpërblyer një gjyshe në Denver me 3.76 milionë dollarë pasi shtëpia e saj u bastis nga policia, e që më vonë doli se kishin marrë informacion të rremë nga dikush që pretendoi se kishte gjetur lokacionin e një vjedhjeje përmes “Find My iPhone”.

78-vjeçarja Ruby Johnson u detyrua të dilte nga shtëpia dhe të priste në veturën e policisë.

Juria gjeti se bastisja e 4 janarit nuk ishte kryer me “ndonjë shkak të mundshëm” dhe se u shkelën të drejtat e saj, raportoi BBC.

Policia kishte marrë lejen e kërkimit pasi një kamion dyshohej se u vodh nga një garazh hoteli.

Pronari i automjetit i tha policisë se kamioni kishte gjashtë armë zjarri në të, dy dronë, 4,000 dollarë dhe një iPhone 11.

Edhe Arrestohet një grua në Pejë për vjedhjen e mbi 176 mijë dollarëve dhe mijëra eurove Kronikë Arrestohet një grua në Pejë për vjedhjen e mbi 176 mijë dollarëve dhe mijëra eurove

Ai po ashtu i tha policisë se e përdori aplikacionin “Find My iPhone”, duke e lokalizuar telefonin afër shtëpisë së Johnsonit.

Policia më pas e mori lejen për kontroll dhe bastisi shtëpinë. Ajo nuk gjeti asgjë në shtëpi, por gjatë procesit theu derën e garazhit dhe e bëri lëmsh shtëpinë.