Ish-presidenti i SHBA-së ka apeluar kundër vendimit të një gjykatëse në New York, e cila e urdhëroi atë që të paguajë 454 milionë dollarë gjobë dhe interes në një rast të mashtrimit civil, raporton “BBC”.
Në gjykimin e këtij muaji ishte caktuar dëmshpërblim 355 milionë dollarë, por shuma është rritur me interes, dhe do të vazhdojë të rritet të paktën 112 mijë dollarë në ditë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProkurorja e Përgjithshme e New Yorkut, Letitia James, ka thënë se nëse Trump nuk paguan, ajo do të kërkojë të sekuestrojë disa nga asetet e tij.
Trump u shpall fajtor se kishte fryrë vlerat e pronave për të marrë kushte më të mira të kredisë.
Gjykatësi Arthur Engoron ia ka ndaluar për tri vjet ish-presidentit amerikan që të bëjë biznes në New York.
Apeli i të hënës nga Trump do të thotë se një tjetër çështje ligjore e tij po zvarritet më tej në vitin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Trump është favorit nga radhët e republikanëve që të kandidohet për zgjedhjet presidenciale.
Trump gjatë gjithë kohës ka thënë se planifikon ta apelojë vendimin, ndërsa e ka quajtur “gjueti shtrigash”.
Avokatja e tij Alina Habba ka thënë të hënën se shpreson që Gjykata e Apelit ta anulojë “gjobën skandaloze”.