Gjykata e apelit në New York ka vendosur që të ngrijë përkohësisht pagesën e gjobës prej 454 milionë dollarëve nga ish-presidenti amerikan Donald Trump, nëse ai depoziton 175 milionë dollarë brenda dhjetë ditëve të ardhshme, raporton agjencia “AP”.
Pagesa e kësaj shume do të parandalonte sekuestrimin e pronave të Trumpit.
Vendimi erdhi pak para se prokurorja e përgjithshme e New Yorkut, Letitia James, t’i fillonte procedurat për të marrë nga Trumpi shumën e gjobës.
Avokatët e Trumpit iu drejtuan Gjykatës së Apelit për ta ngrirë vendimin e prokurores James, duke argumentuar se “është praktikisht e pamundur” që të gjendet ndonjë institucion financuar që është i gatshëm të nënshkruajë një garanci për të paguar një gjobë kaq të lartë.
Por, të hënën, Trumpit iu dha një pezullim financiar i minutës së fundit nga gjykata e apelit.
“Unë e respektoj vendimin. Ne do t’i përmbahemi vendimit...do të depozitojmë një obligacion, apo kesh”, është thënë nga ekipi i Trumpit.
Nëse ai paguan obligacionin e reduktuar prej 175 milionë dollarëve, do të shtynte zbatimin e vendimit të gjykatës në rastin ndaj tij për mashtrim dhe do të mbronte asetet e tij ndërsa ai e vazhdon apelin.
Trump është shpallur fajtor në fillim të këtij viti për fryrje të vazhdueshmeve të vlerës së aseteve të tij, që të merrte kredi të favorshme.
Javën e kaluar avokatët e tij thanë se ai nuk është në gjendje të mbulonte gjobën prej 464 milionë dollarëve, pavarësisht se i ishte afruar 30 kompanive financuare për të siguruar një obligacion.