Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

75-vjeçarja në Itali detyrohet t’i çojë në gjykatë dy djemtë që s’donin të dilnin nga shtëpia

Përqindja e të rriturve italianë që ende jetojnë me prindërit e tyre ka qenë prej kohësh e lartë, por një nënë u detyrua të merrte masa drastike pasi dy djemtë e saj – të dy në të 40-at – refuzuan të braktisnin komoditetin në shtëpinë e familjes.

75-vjeçarja nga qyteti verior i Pavias, ishte lodhur nga djemtë e saj, njëri 40 dhe tjetri 42 vjeç, dhe në disa raste u përpoq t'i bindte ata të bënin jetën e tyre, veçanërisht pasi secili ishte në punë. "Por asnjëri prej tyre nuk donte t’ia dinte", tha ajo për gazetën lokale La Provincia Pavese.

Nëna ishte gjithashtu e lodhur pasi djemtë e saj nuk kontribuonin në shpenzimet e shtëpisë apo punët e shtëpisë. Kështu ajo i çoi në gjykatë, duke kulmuar me gjykatën, e cila lëshoi një urdhër dëbimi kundër burrave.

Në vendimin e gjykatës thuhej se nuk mund të justifikohej më qëndrimi me nënën sepse burrat ishin mbi 40 vjeç. Ata duhet të largohen nga shtëpia deri më 18 dhjetor.

Gati 70% e njerëzve në Itali të moshave 18 deri në 34 vjeç jetojnë në shtëpi me prindërit.