Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Zbulohet një objekt shumë i ndritshëm që fuqinë e merr nga vrima e zezë

Një objekt shumë i ndritshëm është zbuluar në universin e largët, ka shkruar BBC-ja.

Kjo po konsiderohet një bërthamë me shumë dritë e një galaktike që fuqinë e merr nga një vrimë e zezë gjigante, rreth 17 miliardë herë më e madhe se masa e diellit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I njohur si J0529-4351, fuqia e objektit u konfirmua nga vëzhgimet e një teleskopi.

Shkencëtarët kanë thënë se vrima e zezë ka një oreks të pangopur, duke konsumuar masën e një dielli çdo ditë.