Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gjendet aparati me fotografitë e padëmtuara i humbur 13 vjet më parë

Gjatë një aktiviteti sportiv në Kolorado, Coral Amayi humbi aparatin e saj digjital. 13 vjet më vonë, ndërsa ishte duke peshkuar dhe duke mbledhur mbeturina, Spencer Greiner pa kamerën të dilte nga balta. Për mrekulli, fotot mbijetuan.

Ai filloi të kërkonte të zotin që i përkiste.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Fotografitë dhe videot kishin mbetur të paprekura edhe pse aparati nuk ishte fort në gjendje të mirë.

Spencer postoi në Facebook disa nga fotografitë dhe pyeti nëse dikush i njihte personat në foto. Ai tha se dëshironte që t’ia kthente fotografitë atij që i përkisnin.