Kuriozitet

Libraria rikthen fotografinë e martesës së vitit 1953 që u gjet në një libër

librari

Një person në një librari të Michiganit ka gjetur një fotografi nga viti 1953 brenda një libri. Ai e ka kthyer atë te mbesa e çiftit.

Libraria ka thënë në rrjete sociale se ajo fotografi në të cilën shkruhej “Frank and Jaspehine Ruggirello, Nano-Nano” është gjetur brenda një libri i cili ishte donacion për librarinë.

“Një nga shokët e mi që nuk kam folur me të për vite me radhë më etiketoi në këtë postim, kështu që nga aty e mora vesh. Ajo më tha se e kishte ditur në bazë të mbiemrit”, ka thënë ajo.

Ruggirello ka konfirmuar se fotografia ishte nga dasma e gjyshërve të saj më 26 shtator 1953.

Frank Ruggirello ka vdekur në vitin 2020 dhe Josephine ka vdekur në vitin 2023. Çifti ishte i martuar për 67 vjet.

Sara, mbesa e tyre, ka thënë se fotografia tash është pasuri për ta.

“Babai im nuk e ka ditur se kjo fotografi ekzistonte më herët. Nuk e di nëse do ta rris atë dhe ta vendos atë diku në shtëpinë time, sepse prapa saj fshihet një histori shumë e lezetshme”, ka thënë ajo.