Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Një aeroplan u zhduk në SHBA 53 vjet më parë, tash i gjenden rrënojat

Një aeroplan u zhduk në SHBA 53 vjet më parë, tash i gjenden rrënojat

53 vjet më parë një aeroplan privat me pesë persona brenda u zhduk në Vermont, SHBA, dhe ekspertët besojnë se kanë gjetur rrënojat e tij tani në liqenin Champlain.

Aeroplani ishte zhdukur pak pasi u ngrit nga aeroporti Burlington më 27 janar 1971. Në të ishin dy pjesëtarë të ekipit dhe tre punëtorë të kompanisë “Cousin’s Properties”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kërkimet fillestare ishin të pasuksesshme dhe liqeni ishte ngrirë katër ditë pas zhdukjes së aeroplanit. Të paktën 17 operacione kërkimi u ndërmorën që nga ajo kohë po asnjë nuk solli rezultat, raportoi CBS. 

Garry Kozak dhe ekipi i tij i kërkimit muajin e kaluar gjetën rrënojat e një aeroplani që supozohet se është ai i njëjti.