Kuriozitet

Bretkosa “alarmoi” autoritetet amerikane, u kap në valixhen e një udhëtari

Një bretkosë e vogël i alarmoi autoritetet amerikane në aeroportin e Pensilvanisë, shkroi Upi të martën.

Ajo ishte futur në çantën e një udhëtari dhe fillimisht nuk ishte vënë re fare.

Kur udhëtari mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar në Harrisburg, duke i kontrolluar valixhet, skaneri u ndal tek një “e dyshimtë”.

Lisa Farbstein, zëdhënëse e Aeroportit, tha se “udhëtari” doli nga çanta.

“Kjo krijesë e vogël u befasua kur u vu re. Gjetja e bretkosës nuk u mor për të mirë nga bretkosa”, deklaroi duke qeshur Farbstein.