Dy bretkosa ia dolën “të udhëtonin” nga Republika Dominikane në Britaninë e Madhe, me një mënyrë fare të veçantë, shkroi “Upi” të dielën.
Një familje britanike i thirri shpëtuesit e kafshëve pasi bretkosat ishin "fshehur" në qesen e bananes, dhe gjatë transportit nuk ishin hetuar.
“Po hapnim pazarin në kuzhinë dhe gruaja ime më tha: Shiko, ka një bretkosë në banane”, rrëfeu Iain Holloway.
Familja nuk guxoi t'i prekte bretkosat me frikën se mund të ishin të rrezikshme, gjersa ekipi i kafshëve i largoi me sukses.

Artikuj të ngjashëm
-
Bretkosa “alarmoi” autoritetet amerikane, u kap në valixhen e një udhëtari
-
Punëtorët e marketit tronditen kur gjejnë kokainë mes bananeve në Danimarkë
-
Kokainë dhe banane: Pse Ekuadori mund t’i kërkojë SHBA-së ndihmë për t’i luftuar bandat
-
Burri kapet me breshkën në pantallona gjatë kontrollit në aeroport
-
Republika Domenikane konfiskon gati 10 tonë kokainë të fshehura në banane