Zyrtarët në Turqi kanë njoftuar se një ari kafe është shpëtuar pasi u gjet në një gjendje të rëndë dehjeje nga konsumimi i një sasie të madhe mjalti halucinogjen, shkruan “Upi”.
Ministria turke e Bujqësisë dhe Pylltarisë ka thënë se ariu u gjet në gjendje të rëndë në provincën Duzce gjatë fundjavës dhe u kap nga zyrtarët për kujdesin e kafshëve të egra.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas ekzaminimit nga veterinerët, u zbulua se ariu ka qenë i dehur pasi ka gëlltitur një sasi të konsiderueshme mjalti të bërë nga nektari i një specie autoktone të rododendronit.
Mjalti, i njohur si "mjalti i çmendur", përmban grayanotoxin, një neurotoksinë që prodhon efekte halucinogjene kur konsumohet nga gjitarët.
Ministria ka njoftuar se ariu është në gjendje të mirë shëndetësore dhe përfundimisht do të kthehet në natyrë.