Kuriozitet

Ariu i dehur shpëtohet në Turqi, konsumoi “mjaltë të çmendur”

Zyrtarët në Turqi kanë njoftuar se një ari kafe është shpëtuar pasi u gjet në një gjendje të rëndë dehjeje nga konsumimi i një sasie të madhe mjalti halucinogjen, shkruan “Upi”.

Ministria turke e Bujqësisë dhe Pylltarisë ka thënë se ariu u gjet në gjendje të rëndë në provincën Duzce gjatë fundjavës dhe u kap nga zyrtarët për kujdesin e kafshëve të egra.

Pas ekzaminimit nga veterinerët, u zbulua se ariu ka qenë i dehur pasi ka gëlltitur një sasi të konsiderueshme mjalti të bërë nga nektari i një specie autoktone të rododendronit.

Mjalti, i njohur si "mjalti i çmendur", përmban grayanotoxin, një neurotoksinë që prodhon efekte halucinogjene kur konsumohet nga gjitarët.

Ministria ka njoftuar se ariu është në gjendje të mirë shëndetësore dhe përfundimisht do të kthehet në natyrë.