Kuriozitet

Golfi e çon amerikanin në çmimin e lotarisë prej 250 mijë dollarësh

Një burrë nga Karolina e Veriut në SHBA tha se një ditë e mirë në fushën e golfit e çoi në fitimin e një xhekpoti prej 250,000 dollarësh të lotarisë.

James Bock, 79 vjeç, nga Raleigh, u tha zyrtarëve të Lotarisë të Karolinës së Veriut se ai vendosi të blinte një biletë gërvishtëse prej 5 dollarësh “Mega Bucks Limited Edition”, sepse kishte ca para shtesë në xhep të cilat i kishte fituar duke luajtur golf.

Bock tha se mbeti i habitur kur mori një çmim prej 250,000 dollarësh.

"Unë jam ende duke u dridhur, nuk mund ta besoj”, tha Bock.

Ai tregoi se për çfarë do t’i shpenzojë paratë.

"Gruaja ime e bukur do të vendosë se për çfarë do t’i shpenzojmë këtë”, tha Bock shtuar se do t'i siguronte vetes një grup të ri shkopinj golfi.