Hai dhe Tuan Anh kanë një qen që për një masë të madhe njerëzish, nuk duket i tillë, shkruan “Dailyrecord” të dielën.
Qeni i quajtur Dui, mbahet nga pronarët në Vietnam dhe është bërë i famshëm në mediat online pikërisht për shkak të dukjes. Pamje e tij karakteristike dhe ngjyra e zezë, e bën atë të duket porsi mace. Qeni dyvjeçar është një racë e rrallë, e përzier me atë antike të Hmongut dhe racës Dingo.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jam me fat që e kam Duin. Është i mençur e duket porsi mace angleze”, deklaroi Hai Anh, duke shtuar se qeni i tyre i bënë të lumtur tash e sa kohë.

