Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Ariu i njëjtë kapet disa herë në rrugët e Floridas

Një ari u bë shumë i njohur për autoritetet e Floridas në SHBA, pasi i “zhvilloi” disa vizita në fushat e tenisit dhe të golfit javën e kaluar.

Siç shkruan “Upi” të dielën, ariu i njëjtë u pa disa herë në këto fusha, derisa së fundmi ishte futur në dhomën ku ruhen karrocat e golfit. Kafsha nuk ishte agresive, por që i shkaktoi disa ndërprerje të vogla.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ariu nuk ishte agresiv, është i ndjeshëm ndaj zhurmës dhe largohet nga rruga ku ka njerëz. Megjithatë, ai vazhdon të bredhë nëpër fusha tenisi e golfi, derisa u nis drejt palestrës”, thuhet në reagimin e klubit të golfit në Florida.

Pamjet e ariut tërhoqën vëmendje të mediave online.