Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Lepuri i mbijeton 48 kilometrave udhëtim ngecur në veturë

Një lepur i ka mbijetuar udhëtimit prej mbi 30 miljesh derisa kishte ngecur në pjesën e përparme të veturës shoferi i të cilës e kishte përplasur, shkroi The Guardian të martën.

Mark Pearson po voziste në Wales kur dëgjoi një zhurmë të madhe në veturën e tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka thënë se pasi dëgjoi zhurmën, shikoi në pasqyrat e veturës por nuk pa gjë, kështu që vazhdoi vozitjen. Orë më vonë, një koleg i tij i tha se i kishte ngecur një lepur në veturë.

Pearson tha se kishte frikë se do gjente vetëm një gjysmë lepuri aty.

“U befasova kur gjeta këta lepur fatlum që kishte ngecur në pjesën e përparme të veturës”, shkroi ai.

Ai arriti ta largonte kafshën nga aty pa e lënduar.

Lepuri dukej mirë edhe nga përplasja me veturës që pësoi.