Një aksident i rëndë u filmua në Britaninë e Madhe, kur një zyrtar policor jashtë detyrës, u përplas me një veturë, duke i shkaktuar lëndime një çifti.
DailyMail ka shkruar se aksidenti ka ndodhur në qytetin York, ku zyrtari policor, 45-vjeçar, përplasi në anën e kundërt të rrugës veturën e çiftit.
Sipas autoriteteve vendore, shkaktari i aksidentit kishte tentuar parakalimin për t’i shmangur veturat e parkuara në qoshe të rrugës, e në pamundësi për t’u kthyer siç duhet, ka goditur veturën.
Veturën e çiftit më pas e ka goditur edhe një kamionët tjetër.
Çifti ka pësuar plagë të rënda trupore.
Artikuj të ngjashëm
-
Vetura përplas këmbësorët në Francë, disa të lënduar
-
Goditen nga vetura në Mitrovicë 4 persona, përfshirë 2 policë, ishin në vendngjarje në një aksident trafiku
-
34 të lënduar nga një aksident në Britani
-
Aksident i çuditshëm, por kush është fajtori këtu [VIDEO]
-
Për t’i ikur kontrollit, një person godet me veturë zyrtaren policore