Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Topi i nënshkruar nga Zelensky shitet për afro 50 mijë euro në ankand

Një top bejsbolli i nënshkruar nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensyy, është shitur në ankand për mbi 48 mijë euro - një pjesë e të cilës do të dhurohet për të mbështetur ukrainasit e zhvendosur nga lufta.

Ankandi RR Auction i Bostonit njoftoi se oferta fituese për topin e bejsbollit të "Rawlings Major League" ishte tri herë më e lartë se sa ishte parashikuar, raportoi Sky News të enjten.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shitësi Randy Kaplan do ta dhurojë gjithashtu një pjesë të fitimeve të tij, megjithëse shuma e saktë nuk është bërë e ditur.

Këto para do të ndihmojnë në ofrimin e ndihmës humanitare përmes organizatës jofitimprurëse Americares.