Një top bejsbolli i nënshkruar nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensyy, është shitur në ankand për mbi 48 mijë euro - një pjesë e të cilës do të dhurohet për të mbështetur ukrainasit e zhvendosur nga lufta.
Ankandi RR Auction i Bostonit njoftoi se oferta fituese për topin e bejsbollit të "Rawlings Major League" ishte tri herë më e lartë se sa ishte parashikuar, raportoi Sky News të enjten.
Shitësi Randy Kaplan do ta dhurojë gjithashtu një pjesë të fitimeve të tij, megjithëse shuma e saktë nuk është bërë e ditur.
Këto para do të ndihmojnë në ofrimin e ndihmës humanitare përmes organizatës jofitimprurëse Americares.
Artikuj të ngjashëm
-
Zelensky ofron koncesione për paqen dhe vë topin në anën e Putinit
-
Ukraina dëshiron të blejë sasi të mëdha të armëve nga SHBA-ja si garantim i sigurisë
-
Zelenksy s’është i gatshëm ta nënshkruajë marrëveshjen për minerale me SHBA-në
-
Zelensky: Lufta në Ukrainë ka kushtuar 320 miliardë dollarë
-
SHBA-ja ndan edhe 8 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën