Kuriozitet

Qeni udhëtoi për shtatë ditë mbi akull, bëhet viral takimi me pronaren

Një qen në Michigan të SHBA-së, kishte udhëtuar mbi akull për disa kilometra për një javë, duke u larguar nga pronarja. Kjo e fundit tha se qeni i iku nga shtëpia për në drejtim të panjohur, e atë e gjeti vetëm disa ditë pas.

Iniciativës për ta gjetur iu bashkëngjiten edhe disa miq të gruas, ku nëpërmjet një makine bore, udhëtuan mbi akull ku dhe u gjet kafsha.

“Morëm makinën e borës dhe arritëm në vendin ku shihej qeni. E parkuam diku në qoshe pasi qeni mund të frikësohej nga zhurma dhe të ikte”, deklaroi ajo.

Videot e publikuara në mediat online janë bërë virale.

 

 

Posted by T.K. & Son Ice Recovery on Wednesday, March 2, 2022